Subscribe

Ministri në detyre për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj u takua në New York me homologun e tij Indian te cilit i kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës.

 

Cakaj theksoi se mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon“.

 

Por qëndrimi i diplomacisë shqiptare ka shqetësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

 

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

 

PRESIDENT I SERBISE

 

Jo vetëm Prishtina po punon për njohje të reja, por edhe Ministri i Jashtëm shqiptar po punon gjithashtu për të. Ata e thonë hapur që një vend tjetër po punon për njohje. Ata erdhën për njohje të reja, ne po punojmë për tërheqje të reja të njohjes. Ata po bëjnë punën e tyre, ne tonën, kështu që le të shohim se kush do të jetë më i suksesshëm.

 

Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç, ka deklaruar se numri i shteteve që do të tërheqin ose pezullojnë njohjen e Kosovës do të rritet deri në fund të vitit.

 

 

IVICA DAÇIÇ

 

MINISTER I JASHTEM I SERBISE

 

Deri në fund të vitit, numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën, do të bjerë në më pak se gjysmën e anëtarëve të Kombeve të bashkuara. Tashmë, me 15 vende, kemi pothuajse 8 përqind të anëtarësimit të përgjithshëm në Kombeve të Bashkuara. Ky është një rezultat i madh për një vend të vogël si Serbia, sepse ne nuk jemi superfuqi.

 

 

Faktori ndërkombëtar i ka bërë thirrje të vazhdueshme Serbisë të ndalojë menjëherë fushatën kundër njohjes se Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *