Nga 1 janari i vitit të ardhshëm Serbia do të lejojë të gjitha automjetet me targa të Kosovës  të lëvizin në territorin e saj. Lajmin e bëri të ditur  shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, në një konferencë  për shtyp. Sipas tij me këtë vendim Beogradi zyrtar respekton marrëveshjen e arritur në vitin 2011 në Bruksel.

“Vendimi në fakt ishte detyrim ynë nga marrëveshja për lirinë e lëvizjes nga viti 2011, e nënshkruar nga Borko Stefanoviç, e cila u referohet targave RKS-së dhe letërnjoftimeve të Kosovës, pranimit të patentave te shoferëve të Kosovës dhe është rezultat i marrëveshjeve të atëhershme”, deklaroi Petkoviç.

Petkoviç theksoi  se edhe Kosova duhet t’i përmbushë detyrimet e saj, jo vetëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por edhe për marrëveshjet e tjera të arritura në Bruksel.

“Sot kemi mundësuar lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova. Ky vendim do t’ua lehtësojë jetën serbëve në Kosovë, sepse ata kryesisht përdorin vendkalimet administrative. Në fakt i kemi ndihmuar që të lëvizin dhe të jetojnë normalisht, sepse liria e lëvizjes është e nevojshme. Ne dallim nga Kurti, i cili shkel lirinë e lëvizjes, ashtu siç shkel çdo ditë të drejtat e serbëve”, tha Petkoviç.

Petkoviç sqaroi se lejimi i targave nuk nënkupton njohjen e Kosovës. Nderkohe vendimin e ka pershendetur Bashkimi Europian.Zedhenesi Peter Stano po i ka bere thirrje Kosoves te veproj njesoj.

“Vendimi përfaqëson një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët.BE tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme”, Peter Stano, zedhenes i BE.

Çështja e targave ka prodhuar tensione mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka shtyrë diplomatët perëndimorë të përshpejtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shqetësimeve për sigurinë në Kosovë në rajon pas ngjarjeve të 24 shtatorit në Banjskë./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *