Subscribe

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Beogradi i pret pa eufori zhvillimet e fundit në Kosovë pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, pasi sipas tij ky është një mashtrim politik për të fituar edhe më shumë popullaritet.

Gjatë një konference për media të mbajtur në Beograd, Vuçiç tha se i kupton edhe pritshmerite e njerëzve për vendosjen e drejtësisë për atë që ka ndodhur në territorin e ish-Jugosllavisë.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ


PRESIDENT I SERBISE

 

“E kuptojmë, jo gëzimin, por njëfarë kënaqësie tek pjesëtarët e popullit tonë për shkak të ftesës dërguar Haradinajt për intervistë dhe faktin që ai është i dyshuar për krime lufte. Jam i sigurt që do ta lirojnë pas 48 orëve dhe pastaj do të kthehet në mesin e ekstremistëve në Kosovë duke u promovuar si trim që lufton për ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit. Dhomat e Specializuara në Hagë të formuara për të iniciuar rastet e dyshuara për krime lufte, funksionojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.”

 

Vuçic e konsideroi vijimin e dialogut si një domosdoshmëri për stabilitetin në rajon duke thënë se Serbia do të përkushtohet në këtë drejtim.

 

Por arritja e një marrëveshje përfundimtare tashme duket se do te kërkojë edhe me shume kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *