Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka lajmëruar sot se do të kërkojë për herë të parë një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me argumentin se situata ka dalë jashtë kontrollit dhe jeta e serbëve të Kosovës është në rrezik.

 

ALEKSANDËR VUCIC

PRESIDENT I SERBISË

Gjërat kanë dalë jashtë kontrollit, populli serb është shtyrë pas murit dhe për këtë arsye unë do të kërkoj një bisedë urgjente me kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg. Ne duam të veprojmë në përputhje me Rezolutën1244 dhe në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare. Duke pasur parasysh se jeta e serbëve në Kosovë dhe Metohi, siguria e tyre, si dhe dinjiteti po kërcënohet ne do të kërkojmë një seancë urgjente e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”

 

Gjatë konferencës për mediat Vuçiç ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe 5 vendet e QUINT-it se duan të bëjnë spastrim etnik të serbëve të Kosovës.

 

“Sot vendi ynë është në gjendjen më të vështirë, jo për fajin tonë, jo për mungesë serioziteti, por për shkak të aktiviteteve të përditshme të regjimit në Prishtinë, apo atyre që i shikojnë mirë këto veprime dhe heshtin. Ata po bëjnë atë që unë do ta quaja spastrim etnik të heshtur, ku serbët nuk kanë të drejtë të jetojnë nëse nuk i betohen regjimit të Albin Kurtit. Fatmirësisht ata janë shumë pak.”

 

Vuçiç tha gjithashtu se përveç veprimeve policore, situatën po e vështirëson edhe më shumë përfshirja e elementeve të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *