Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se tha raundi i ardhshëm i dialogut me Kosovën “nuk do të jetë i lehtë”. Sipas tij, është e rëndësishme që të dyja palët të bisedojnë, për të ulur tensionet dhe për të garantuar sigurinë e serbëve në Kosovë.

 

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë më 15 qershor, në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

 

Vuçiç tha se do të udhëtojë në Bruksel të hënën, një ditë para fillimit të dialogut, për të mbajtur disa takime dhe darka pune.

 

“Ata vijnë për të bërë shfaqje, ndërsa ne jemi të përkushtuar për dialog”, u shpreh Vuçiç.

 

Procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi ka ngecur vjeshtën e vitit të kaluar, kur pala serbe ka hapur çështjen e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Përpara konfirmimit të datës për rinisjen e dialogut, zyrtarët e të dyja palëve kanë dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me këtë Asociacion.

 

Kurti ka thënë se nuk mund të formohet asnjë asociacion njëetnik, ndërsa Vuçiç ka deklaruar se Kurti nuk ka nevojë të shkojë në Bruksel, nëse nuk dëshiron të bisedojë për formimin e Asociacionit.

 

Vuçiç përsëriti të enjten: “Nëse mendoni të vini për gjërat për të cilat po flisni, nuk keni pse të udhëtoni”./ REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *