Vuçiç: Dialog pa kushte, refuzojmë orekset territoriale të Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm të rinisë dialogun me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, por jo për ultimatumet për njohje reciproke.
ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por nuk pranojmë ultimatume nga Prishtina apo dëshirat e tyre shtesë në lidhje me orekset dhe aspiratat territoriale. Do të kemi gjithmonë forcë e mjaftueshme t’i themi jo atyre që janë kundër interesave tona kombëtare dhe sigurisht nuk do të kemi një luftë të lehtë gjatë muajve të ardhshëm.”
Kosova dhe Serbia pritet të ulen në tryezën e dialogut, pasi qeveria e re e Avdullah Hotit pezulloi javën e kaluar masën e reciprocitetit.
Por për çësthjen e njohjes reciproke, kryeministri i Kosovës pas takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, këtë të martë, theksoi edhe njëherë se: “Qeveria është e angazhuar për një marrëveshje që do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e hapura me Serbinë dhe që do të rezultonte me njohjen e ndërsjelltë”




