E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vuçiç dhe Merkel takohen në Berlin, “Kosova” tema kryesore e bisedimeve

Presidenti serb, Alexander Vuçiç ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Në një konferencë të përbashkët për shtyp dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe gjetjen e kompromisit për të zgjidhur problemet, sidomos me Kosovën.

 

“Serbia ka ndërmarrë reforma inkurajuese ndaj më lejoni t’ju përgëzoj për këtë. Dua të theksoj edhe njëherë rëndësinë e bisedimeve të zhvilluara në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Padyshim, bashkëpunimi dhe diskutimi i ngushtë është i rëndësishëm në procesin e integrimit në BE. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje, pavarësisht se sa e vështirë mund të duket”.

 

Reklamë

Ndërsa presidenti serb tha se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon.

 

“Serbia ka përpara  hapa të vështirë dhe të dhimbshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në këtë rrugë, ne jemi të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit. Çdo lloj konflikti do t’i kthejë të gjitha vendet tona dhe popujt 100 vjet mbrapa, prandaj ne përpiqemi të shmangim tensionet, konfliktet dhe destabilizimin. Gjermania është vendi më i rëndësishëm i BE-së për ne dhe jam i lumtur që çdo vit e më shumë po i forcojmë marrëdhëniet tregtare.”

 

Kjo ishte vizita e dytë e presidentit serb në Berlin me ftesën e kancelares gjermane, në një kohë shumë të shkurtër. Takimi I fundit u mbajt me 27 shkurt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë