E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vuçiç dhe Macron gëzuar me shishe konjak 105 vjeçarë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shpërndarë një foto me presidentin e Francës, Emmanuele Macron ku shihen të dy duke pirë konjak.

 

Foton Vuçic e ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, ndërsa shkruan se biseda nën shoqërinë e pijes ka zgjatur më shumë se një orë dhe në të janë trajtuar një sërë temash.

 

Reklamë

“”Me konjakun e vitit 1914, i japim fund një bisede shumë të mirë një-orëshe.” – Me Presidentin Francez dhe një mik të madh të Serbisë”, shkruan Vuçiç.

 

Takimi mes dy presidentëve është zhvilluar në kuadër të Forumit të Parisit për Paqen.

 

Vuçiç deklaroi në Samitin e Ohrit që u zhvillua në fundjavë, se gjatë takimit me Macron, do t’I kërkojë atij mëbshtetje për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë