Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më shumë se...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e...

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbimit...

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për...

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e PISA frut...

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë hapa të...

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin, por pa...

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve: Një gjykatës...

Zhduket në Detin e Javës anija me mbi 240...

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Vuçiç: Dërgesa me dronë nga Turqia në Kosovë është e paligjshme

9 Tetor 16:06

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Serbia kërkon nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e popullit serb, duke vlerësuar se dërgesa e dronëve nga Turqia në Kosovë është “e paligjshme”.

Një ditë më parë, autoritetet në Kosovë njoftuan se kanë pranuar kontejnerë me “mijëra dronë” luftarakë kamikazë Skydagger.

Pas këtij njoftimi të bërë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, Beogradi kritikoi Ankaranë.

“Detyra ime është të krijojë marrëdhënie të mira me Turqinë, ashtu si është detyra ime që, kur shoh se populli im është i rrezikuar nga një dërgesë e paligjshme armësh, të qëndroj pranë popullit tim dhe të luftoj për interesat e tij”, tha Vuçiç për gazetarët më 9 tetor.

Duke theksuar se Serbia dëshiron marrëdhënie “sa më të afërta” me Turqinë, Vuçiç tha se “lutem për respektimin e normave elementare të së drejtës ndërkombëtare publike dhe të interesave elementare të Serbisë dhe popullit serb”.

“Mund të imagjinoni si do të dukej sikur ne të armatosnim dikë në disa territore që janë problematike për Turqinë, siç është juglindja e Turqisë apo disa territore të tjera për të cilat turqit i pretendojnë”, deklaroi ai.

Sipas Vuçit, sjellja e Turqisë ka rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit.

Ai njoftoi se do të bisedojë me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, për dërgesën e armëve në Kosovë.

Vuçiç theksoi se për këtë temë kishte diskutuar po ashtu me Erdoganin vitin e kaluar, kur “i kërkova Turqisë të ndalonte armatosjen e Prishtinës”.

“Unë përmenda Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara [OKB] dhe akte të tjera, dhe kërkova që kjo të mos ndodhë përsëri”, tha ai.

“A është kjo një forcë që mund ta mposhtë, frikësojë, kërcënojë Serbinë – jo, por qëllimi për të vazhduar me këtë është shqetësues”, u shpreh Vuçiq sa i përket blerjeve të pajisjeve ushtarake nga Kosova.

Ai vlerësoi se Kosova po ndan shumë para për të zbatuar planin për tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, thotë se kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Vuçiq përmendi disa shtete nga të cilat Kosova ka blerë armë dhe pajisje ushtarake.

Siç tha ai, prokurimi i sistemeve komplekse luftarake po intensifikohet dhe Turqia po udhëheq në furnizimin e Kosovës me këto sisteme.

“Ne kërkojmë nga Kombet e Bashkuara të reagojnë, të respektojnë rezolutat e miratuara nga OKB-ja. Nuk duam përshkallëzim, do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha udhëheqësi serb.

Vuçiç bën thirrje që serbët të votojnë për Listën Serbe

Duke folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor në Kosovë, Vuçiç i bëri thirrje komunitetit serb që të votojë për Listën Serbe.

Lista Serbe është partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

“Nuk e fshehim që po u bëjmë thirrje qytetarët të votojnë për Listën Serbe, sepse është një listë e përgjegjshme që përfaqëson interesat e popullit serb, e cila nuk i nënshtrohet Kurtit dhe nuk merr urdhra nga ambasada”, deklaroi ai.

Vuçiç përmendi ngjarje, që i përshkroi si sulme me motive etnike ndaj komunitetit serb që kur Albin Kurti, që aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, erdhi në pushtet.

Duke folur për Listën Serbe, Vuçiç tha se kjo parti “ka duruar terror që asnjë parti tjetër nuk e ka duruar në kontinentin evropian në historinë moderne, si nga autoritetet shqiptare, ashtu edhe nga të tjerët që i kanë përndjekur vetëm ata”.

Lista Serbe kishte iniciuar largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës në veri në nëntor të vitit 2022 dhe kishte bërë thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura në prill 2023. Për shkak të bojkotit, drejtimin e katër komunave në veri e morën kryetarët shqiptarë.

Për shkak të zgjedhjes së kryetarëve shqiptarë, serbët lokalë kishin organizuar protesta më 2023.

Megjithatë, kryetarët shqiptarë kanë mbetur në detyrë deri në fund të mandateve të tyre, sepse Lista Serbe edhe në prill 2024 bëri thirrje për bojkot të votimit për shkarkimin e tyre.

Tensionet në veri janë rritur viteve të fundit, pasi në shtator të vitit 2023, një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic.

Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, mori përgjegjësinë për këtë sulm në Banjskë të Zveçanit.

Kosova kërkon ekstradimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në sulmin në veri, që e konsideron terrorist.

Radoiçiç gjendet po ashtu në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara për lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Ndryshe, në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, Lista Serbe ka kandidatë për kryetarë komunash në të gjitha dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shtërpcë, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillug. Kjo parti garon me kandidat për kryetar edhe në komunën e Obiliqit./REL

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
kosove Turqia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Një fishek dhe një letër në derë të shtëpisë, 56-vjeçari nga Vora kërcënon kushëririn me jetë: Më jep 300 mijë euro

më shumë...

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte shënjestër e atentatit! “Golf-i” i autorëve i vjedhur në Elbasan

më shumë...

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit të gurit në Gjirokastër thonë se të rinjtë nuk kanë interes

më shumë...

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis hetimi pasuror ndaj pronarëve

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

12:24

Një fishek dhe një letër në derë...

12:20

“Gjyqtarët janë të superpaguar”, Rama: Marrin më...

12:17

Breshëria e plumbave në Mat, kush ishte...

12:10

Zanatet tradicionale po harrohen, mjeshtrit e punimit...

11:40

Sekuestrohen 3 automjete luksoze në Vlorë, nis...

11:37

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa PDK-në, kush...

11:12

Kuvendi i Kosovës konstituohet pa nënkryetarin e...

10:50

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të...

10:48

Kriza politike në Kosovë, PDK tërheq kandidaturën...

10:37

VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici...

10:19

Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon...

10:11

Rama rikthehet me podcastin “Flasim”: Rezultatet e...

10:02

Gjendet një automjet i djegur dhe armë...

9:55

Kushner: Brenda pak javësh mund të njoftojmë...

9:43

Lavrov: Jemi gati për negociata me Kievin,...

9:15

Rama vijon reagimet për pagat e gjyqtarëve:...

9:01

Elbasani sjell traditën në qendër të qytetit,...

8:44

Zhduket në Detin e Javës anija me...

8:32

“Një surprizë mund t’ju ndryshojë humorin”, parashikimi...

8:23

“Troket” vjeshta, ulen temperaturat, si do të...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Rama paralajmëron drejtuesit e administratës: Çdo shkelje af...
  • Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.