E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vuçiç: Deklaratat e Haradinajt, sinjal i keq për tërë rajonin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se tarifa ndaj mallrave serbe nuk do të shfuqizohet derisa Beogradi ta njohë Kosovën.

 

Sipas Vuçiç deklaratat e tij janë “lajm dhe sinjal i keq për tërë rajonin”. Në një prononcim për mediat ai është shprehur se Serbia është e fortë dhe do të “luftojë deri në fund”.

 

Reklamë

“Ata mund ta bëjnë këtë dhe të mbesin edhe më tutje aleatët e afërt të dikujt”.

 

Presidenti serb gjithashtu ka njoftuar se të mërkurën do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, nga e cila do të kërkojë që ta  ndihmojë Serbinë për shumë çështje përfshirë Kosovën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë