Subscribe

 

Aleksandër Vuçiç bëri premtimin si President i ri i Serbisë, post të cilin do ta mbajë për pesë vjet. Në sallën e kuvendit në prani të qeverisë, ish-presidentëve, familjes së tij, trupit diplomatik dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare, Vuçiç u betua të ruajë sovranitetin e vendit, përfshirë edhe Kosovën, që Serbia e konsideron pjesë të saj.

 

“Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj. Do të punoj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të minoriteteve, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe prosperitetit të gjithë qytetarëve të Serbisë, duke përmbushur me përgjegjësi detyrimet e mia”.

 

Vuçiç në fjalën e tij theksoi se dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve në rajon. Më pas ai është pritur nga paraardhësi i tij Tomisllav Nikoviç, që i ka dorëzuar detyrën. Aktualisht qeveria serbe do të drejtohet nga zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç, deri në zgjedhjen e kreut të ri të saj, që pritet të caktohet nga Vuçiç deri në 18 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *