E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Kosova

Vuçiç: Bashkimi i shqiptarëve, i rrezikshëm

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi të mërkurën në mbrëmje në Tiranë me shefen e politikës së jashtme të BE Federika Mogerini, shprehu shqetësim rreth ngjarjeve të cilat i quan të çuditshme midis Tiranës dhe Prishtinës, duke iu referuar takimit Rama-Thaci.

 

Kur i jepet munhdësia  një vendi,  i dyti më i madh në Ballkan pas serbëve, të flasë për bashkimin, nuk po hap vetëm  kutinë e Pandorës, por diçka shumë më të rrezikshme. Ata po e bëjnë këtë për shkak të çështjeve të brendshme dhe duke krijuar kështu një normalitet të ri.

 

Reklamë

Ai vuri në dukje se historia e mini-Shengenit midis Prishtinës dhe Tiranës nuk është e mundur.

 

“Kjo tregon se gjatë gjithë kohës ata i referohen Evropës duke e përdorur atë si një mbulesë, dhe në Evropë një rregull i tillë nuk ekziston.

 

Kreu i shtetit serb nga Tirana deklaroi se ky nuk është një pozicion i lehtë për serbinë, duke shtuar se do të takohet me Ilir Metin dhe Hashim Thaçin dhe do t’u tregojë atyre qëndrimin e tij.

 

I pyetur për protestat e Vetëvendosjes së Tiranës për shkak të mbërritjes së tij, Vuçiç tha se Alib Kurti nuk përcakton dot se kush është persona nën grata.

Më shumë video

Reklamë