E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vuçiç arrin në Sarajevë së bashku me vaksina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, arriti të martën në Sarajevë, së bashku me 10,000 vaksina kundër koronavirusit.

Dozat e vaksinës AstraZeneca do të shpërndahen në Federatën e Bosnjës – njërin nga dy entitetet e këtij vendi.

Vuçiç tha në Aeroportin e Sarajevës se “është i lumtur nëse këto vaksina shpëtojnë jetë në Bosnje e Hercegovinë”.

“Cilëndo vaksinë që e duan qytetarët e Bosnjës, ne do ta shpërndajmë. Çështja është te besimi në njëri-tjetrin. Ne kemi pritur ndihmën e njerëzve shumë më të fuqishëm, por po mbështetemi te njëri-tjetri. Ne në Serbi nuk mund të jemi të lumtur nëse njerëzit në Sarajevë, Banja Llukë ose Tuzëll nuk janë të lumtur”, shtoi Vuçiç.

Reklamë

Entiteti tjetër i Bosnjës, Republika Sërpska, ka nisur vaksinimin në shkurt, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Republika Sërpska ka pranuar vaksina ruse Sputnik V. Serbia i ka dhuruar vaksina edhe Malit të Zi, edhe Maqedonisë së Veriut./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë