Vuçiç anulon vizitën në Bruksel

Mediat serbe bëjnë te ditur se kryeministri Aleksandër Vuçic ka anuluar dy vizita te rëndësishme ne Bruksel dhe SHBA, te planifikuara per ne 21 dhe 23 qershor. Ai do e merrte pjese ne çeljen zyrtare te negociatave te anëtarësimit me BE dhe ne SHBA per te përuruar fluturimet e “Air Serbia” ne Nju Jork. Por vete Vuçic nuk e ka konfirmuar ketë informacion, gazeta “Politika” shkruan se vendimi ka ardhur pasi ambasadoret e BE dhe SHBA kane nxitur disa protesta kundër tij ne vend. Por ne takimet qe Vuçic zhvilloi ketë te hënë, ambasadori amerikan Scot dhe shefi i delegacionit te BE, Davenport garantuan mbështetjen per reformat ne Serbi dhe theksuan rëndësinë e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit. Komisioni Europian i ka hedhur poshtë aludimet ne media se diplomatet e huaj kane nxitur protestat.




