E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Vuçiç “ankohet” tek Conte: Diaspora e Kosovës, miliona dollarë për të arritur qëllimet

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç akuzon politikanët në Kosovë se po lobojnë fuqishëm në shumë vende të botës për njohjen e Kosovës madje dhe për shkëmbimin e terriroreve.

Sipas tij Kosova paguan shuma të mëdha parash për qëllimet e vete kombëtare.

 

ALEKSANDAR VUÇIÇ

Reklamë

PRESIDENT I SERBISE

 

Shqiptarët e Kosovës po shpenzojnë shumë para. Vetëm në Uashington kanë 3-4 agjenci. Kanë harxhuar miliona dollarë. Ky nuk është një sekret. Ne Serbët nuk kemi agjenci të tilla. Kosova ka një diasporë shumë të fuqishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Nju Jork lobojnë shumë fort, edhe në Detroid kanë ndikim të madh.  Edhe ne do të investojmë kur të kemi më shumë para.

 

Këto deklarata kreu i shtetit serb i bëri gjatë takimit në Beograd me kryeministrin italian Giuseppe Conte.

Më shumë video

Reklamë