E martë, 15 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Vuçiç akuzon BE-në për Kosovën

Vendet e BE kanë treguar hipokrizi të madhe duke kritikuar një shkëmbim të territorit midis Serbisë dhe Kosovës, tha presidenti i  Serbisë Aleksandar Vucic për Russia Today, duke vënë në dukje se ishin ata që ndryshuan kufijtë duke njohur rajonin e shkëputur.

 

Si mund ta hapim kutinë e Pandorës?! Kush e hapi kutinë e Pandorës në vitin 2008 duke pranuar, dhe njohur pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës

 

Presidenti Serb  komentoi idenë e një “shkëmbimi të territoreve” midis Serbisë dhe Kosovës, duke këmbëngulur se ajo kurrë nuk ishte propozuar drejtpërdrejt.

 

Kur ata më thonë ne “nuk duam të ndryshojmë kufijtë”, menjëherë u përgjigjem atyre duke thënë: ‘Ok, kjo do të thotë që Kosova është pjesë e Serbisë, nuk ka ndryshime kufitare’ -” Jo, jo, ne pranojmë ndryshimet kufitare që kemi bërë 10 vjet më parë, por nuk mund ta bëni edhe nëse jeni dakord me homologët tuaj shqiptarë. Ku janë parimet? A ka parime?

 

Një qasje e tillë ka treguar shumë hipokrizi nga ana e BE, tha presidenti i Serbisë, duke shtuar se ndryshe nga Evropa, Rusia ka shprehur gatishmërinë për të pranuar ndonjë marrëveshje, e cila do t’i përshtatet Serbisë.

 

“Ka vetëm një fjali që kam thënë gjithmonë: duhet të gjejmë kompromis midis serbëve dhe shqiptarëve, që do të thotë se nuk mund të ndodhë që shqiptarët të marrin gjithçka dhe serbët të mos marrin asgjë.”

 

Vucic theksoi se në të kaluarën shqiptarët fituan absolutisht çdo gjë që ata kanë ëndërruar dhe serbët nuk kanë marrë asgjë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video