Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 December 2025
Vizion fokus

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë...

Sigurimi me detyrim nga tërmetet miratohet këtë dhjetor, sa...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja...

Malaj: Jemi konsultuar me BE dhe FMN për paqen...

E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani...

Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në...

Nuk ndalen sulmet ruse ne Ukrainë, goditjet vijnë pas...

Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez, publikon momentet...

Policët që bashkëpunojnë me krimin, rastet kur forcat e...

Vuçiç akuza Kosovës e Perëndimit: Ndërkombëtarët po heshtin për mbylljen e institucioneve serbe në veri

30 Maj 11:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka akuzuar Perëndimin se po “hesht” sa i përket mbylljes së institucioneve dhe objekteve në veriun e Kosovës, që funksionojnë sipas sistemit serb.

Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dhe incidentet në Kosovë tregojnë se këto janë “veprime të organizuara” nga Prishtina, me ndihmën e “heshtjes kumbuese” të komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequr nga shtetet perëndimore.

“Ata po heshtin sepse shpresojnë që në heshtje, populli serb do të dëbohet nga tokat e tyre shekullore në Kosovë. Në të njëjtën kohë, kjo situatë po shkakton ankth te disa aktorë politikë në Perëndim dhe Lindje, që është një dhimbje koke shtesë për  kryeministrin në detyrë të Kosovës Albin Kurtin, dhe këtë, në kuptimin politik, duhet ta shfrytëzojmë”, tha ai.

Kosova nisi mbylljen e institucioneve serbe në fillim të vitit 2024. Fillimisht u mbyllën organet e përkohshme komunale, Posta e Serbisë, Fondi për sigurim pensional dhe shëndetësor, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet publike dhe institucione të ngjashme.

Më pas ka vazhduar mbyllja edhe objekteve të tjera që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, përfshirë edhe salla sportive, biblioteka e qytetit, muzeu i qytetit në Mitrovicën e Veriut e të tjera.

Kosova i konsideron këto institucione të paligjshme dhe paralele.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht e ka kritikuar Kosovën për veprime të pakordinuara në veriun e Kosovës, sa i përket mbylljes së institucioneve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Perëndimi Vizion Plus Vucic

Nga e njëjta kategori

Dhjetori nuk është muaji i tyre, këto janë shenjat e pafata të Horoskopit këtë muaj

më shumë...

Italia forcon mbështetjen për Ukrainën, Meloni telefonon Zelenskyn: Gjeneratorë dhe pajisje emergjente drejt Kievit

më shumë...

Tabaku: Paqja fiskale, një aventurë me risk për integrimin

më shumë...

Pas grabitjes spektakolare, një tjetër goditje për Luvrin, përmbytja shkatërron qindra dokumente historike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Vrau gjithë anëtarët e familjes, nuk pendohet 27-vjeçari: Du...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • “Pse më parakalove”, si ndodhi plagosja me armë në Berat, zb...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 dhjetor 2025, çfarë kanë para...
  • Tragjike në Kosovë, gjendet e pajetë gruaja shtatzënë në Kli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.