E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vuante nga sëmundja e rëndë, humb jetën vëllai i Lefter Kokës

Lefter Koka ka njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij. Lajmin e trishtë, Koka, i cili hoqi dorë nga mandati i deputeti, e ndau lajmin e trishtë me të afërm dhe ndjekës në llogarinë  e tij të “Facebook”.

 

Ai shkruan se Iliri, i cili ishte dhe vëllai i madh, humbi jetën pas një betejë të gjatë nga një sëmundje e rëndë.

 

“Me hidhërim të thellë, njoftoj ndarjen nga jeta të vëllait tim, Ilirit, pas një beteje të gjatë nga një sëmundje e rëndë! Liri, ishte vëllai i madh ndër pesë fëmijët, duke qenë shtylla jonë ku u mbështetëm, e kurrë nuk u lodh duke na mëkuar mirësi e respekt. Iliri ynë fjalëpak e punëshumë, ishte udhërrëfyesi ynë, por edhe simboli i urtësisë e qytetarisë për të gjithë ata që e njohën dhe rrugëtuan përkrahë në të gjallë të tij! Përcjellja për në banesën e fundit bëhet në orën 14:00, te varrezat e reja të qytetit”, shkruan Koka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë