Një nga funksionet primare të djersës është të ulë temperaturën e trupit. Në trupin e njeriut mund të numërohen nga 2 deri në 5 milion gjëndra djerse. Pjesa më e madhe e këtyre gjëndrave gjendet në shputën e këmbëve dhe në pjesën e shpinës.

Por cilat janë dëmët e djersitjes së tepërt, si quhet dhe a ka një term për të?


Hiperhidroza është termi që përshkruan djersitjen ekstreme dhe të pakontrollueshme. Ajo pengon njeriun të kryejë aktivitetet normale të ditës. Mjekët janë të mendimit se djersitja e tepërt shkaktohet nga sistemi hiperaktiv nervor, i cili është përgjegjës për çlirimin e adrenalinës, ritmeve të zemrës, ngushtimit të enëve të gjakut dhe djersës.

Me fjalë të thjeshta, kjo simptomë shkaktohet nga një çrregullim i pashpjegueshëm në sistemin nervor. Jeta e një njeriu të prekur nga hiperhidroza është shumë e vështirë.

Një person që vuan nga hiperhidroza është më i prirur ndaj infeksioneve në lëkurë, pëson më shumë fraktura nga rrëzimet dhe rrëshqitjet.

Hiperhidroza prej 4.8 përqind të popullësisë dhe kryesisht grupmoshat nga 18-39 vjeç. Në shumicën e rasteve, ajo shfaqet përpara moshës 10 vjeç.

Por cilat janë kurat kundër djersitjes së tepërt?

Uthulla e Mollës
Uthulla ka një efekt përtharës tek duart dhe këmbët. Hidhni 4-5 lugë gjelle uthull molle në një enë me ujë të ngrohtë dhe fusni duart ose këmbët. Mbajini aty për 15 deri në 30 minuta në ditë.

Çaji

Çaji largon bakteret dhe ngushton poret në mënyrë që ju të djersisni më pak. Përdorni 3-4 bustina të çajit të zi dhe zhytini në ujë të nxehtë. Kur uji të jetë ftohutr mjaftueshëm atëherë përdoreni për këmbët dhe duart.

Soda e Bukës
Soda e bukës ndihmon të ekuilibrojë pehashin e këmbëve dhe pëllëmbëve të duarve. Ajo pakëson djersën dhe aromën e keqe të këmbëve. Shkrini 4-5 lugë gjelle sodë buke në një legen të vogël me ujë të ngrohtë dhe më pas mbajini duart ose këmbët aty për 15 deri në 30 minuta.

Niseshteja e Misrit
Pudrosja e duarve ose këmbëve me niseshte misri ka efekt përtharës. Përdoreni niseshtenë njësoj si pudrën.

Letrat e lagura

Letrat e lagura me përmbajtje alkoolike mund të fshijnë djersën dhe ngushtojnë poret përkohësisht. Kjo teknikë ju vjen në ndihmë në raste të veçanta në aktivitet kur duhet të takoni njerëz.

Çaji i sherebelës

Ai është i mirë kundër djersitjes së duarve sepse përmban acid tannik që ka aftësi shtrënguese. Pini çaj sherebele dhe sa më shumë ujë që të ulni temperaturën e trupit dhe të ngadalësoni djersitjen./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *