E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Vuajtjet e pafundme të Zayn Malik për dashurinë

Edhe personazhet më të njohur, që tani duket sikur janë shumë të lumtur, dikur mund të kenë vuajtur. Një histori të tillë ka treguar Zayn Malik, ish-pjesëtar i “One Direction” që momentalisht është i lidhur me modelen e njohur Gigi Hadid.

 

 

Përpara se të lidhej me të dhe të kishin një histori shumë të bukur bashkë, Zayn ka qenë i lidhur me Pierre Edwards, e cila është gjithashtu këngëtare. Sipas Zayn, kjo histori e ka bërë atë të vuajë shumë sepse edhe pse ndenjën 4 vjet bashkë në një shtëpi dhe 2 vite të fejuar, ata u ndanë vetëm me një mesazh në celular, për motive dhe arsye që ngelën gjithnjë të pashpjeguara. Këngëtari ka rrëfyer se ka pasur aq brengë të thellë dashurie sa ka vuajtur edhe nga ankthi dhe një fazë depresioni pasi është ndarë.

Reklamë

 

 

Ndër të tjera, ai gjithashtu ka bërë me dije se dashuria me Gigi-n e ka bërë të harrojë gjithçka dhe tashmë është shumë i lumtur dhe i plotësuar si dhe ndihet mjaft mirë nga gjithë përkujdesja që modelja i bën atij çdo moment.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë