Presidenti serb Alexander Vuçiç ka treguar  gatishmërinë e tij për të zgjidhur çështjen e Kosovës për të hyrë në BE dhe ka bërë të qartë se qasja e tij në këtë kontekst është ndryshe nga ajo e Edi Ramës. Në një intervistë për prestigjiozen franceze “Le Monde”, një ditë më parë, presidenti serb ka thënë se ndryshe nga kryeministri shqiptar, nuk kërkon të lypë anëtarësimin.

 

 “Ne duhet të bëjmë pjesën tonë të punës, duhet të ecim përpara për veten tonë. Dhe po marrim rezultate: për vitin e tretë me radhë, pa ndonjë presion nga jashtë, ne kemi një suficit buxhetor. Komisioni mirëpret përparimin tonë ekonomik. Ne e dimë se çfarë duhet të përmirësohet: sundimi i ligjit, liria e shprehjes. Ne kemi nevojë për më shumë investime të huaja.”-ka deklaruar Vuçiç.

 

I pyetur për hapat që do të ishte i gatshëm të merrte për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, Vuçiç ka thënë se mbeten të hapur për të diskutuar çdo gjë që mund të çojë në një zgjidhje kompromisi. Ai gjithashtu ka kritikuar palën kosovare për mospërmbushjen e një detyrimi të vetëm, formimin e komuniteteve serbe në zonat me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *