E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Vritet vëllai i mbrojtësit të Tottenham

Një lajm shumë i keq ka ardhur në drejtim të mbrojtësit Sergie Aurier. Vëllai i mbrojtësit të Tottenham është vrarë mbrëmjen e djeshme në një nga lokalet e natës në Francë.


Ambulanca u lajmërua shumë shpejt por plaga që ai kishte marrë në stomak ishte shumë e rënd. Policia franceze ka nisur menjëherë hetimet për këtë vrasje pasi autori është ende i lirë dhe nuk ështe identifikuar për momentin.


Ekipi i Tottenham i ka shprehur lojtarit ngushëllime ku edhe kanë shkruar :

”Klubi është shumë i trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të Christopher Aurier, vëllait të Serge Aurier. Klubi jonë i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes se Sergei Aurier.”

Reklamë


Të dy vëllezërit kishin nisur të luanin për Lens por Christopher nuk arriti të bënte një karrierë shumë të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë