Subscribe

Një 50 vjeçar shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka mbetur i vdekur pasi u qellua me armë zjarri në Selanik.

 

Mediat greke kanë publikuar pamjet ku shihet autori  brenda mjetit duke debatuar me shqiptarin.

 

Me pas autori ka hapur zjarr. Fillimisht 50 vjecari ka mbetur i plagosur rëndë për shkak të plumbave që mori në disa pjesë të ndryshme të trupit por ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital.

 

Vrasja ndodhi në afërsi të një karburanti në lindje të qytetit të Selanikut pak para mesdite.

 

Shkak dyshohet një konflikt i castit i 50 vjecarit shqiptar me autorin i cili u arratis dhë është shpallur në kërkim nga policia.

 

Autoritetet greke po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *