Subscribe

Pas afro 4 orë shkëmbim zjarri në zonën e Torovicës ne Lezhe, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA arritën të prangosin David Qosen, i cili vrau efektivin e policisë, Ardian Kodrën. 30-vjecari Qosja, ka nisur të qëllojë me armë zjarri automatik në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e fshatit. Pas marrjes se sinjalizimit efektivët e FNSh-së së Shkodrës, ku bënte pjese edhe i ndjeri Kodra u nisen drejt vendit te ngjarjes.
I arrestuari njihet në zonë si person me probleme mendore, por ky fakt nuk është i dokumentuar nga ndonjë spital psikiatrik te vendit. Menjëherë drejt vendit të ngjarjes u nisën nga Tirana forcat speciale RENEA-s së bashku drejtorin e përgjithshëm të policisë Haki Çako. Pas qitjes në ajër, Davidi është mbyllur në banesën e tij i armatosur, duke mos iu bindur policisë për t’u dorëzuar. Ndërkohë në banesën në periferi të qytetit Shkodrës, familja Kodra ka hapur dyert e mortit.
Te afera, miq dhe drejtues te larte te policisë mbërritën ne shtëpinë e Ardianit, te vrare ne krye te detyre, teksa la jetim edhe dy djem te moshës 18 dhe 20 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *