Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vig të Burrelit. Islam Mata ka vrarë bashkëfshatarin e tij, Petrit Pupla.

Sipas policisë 52-vjeçari është ekzekutuar me armë gjahu. Pas krimit, autori i dyshuar ka telefonuar vetë policinë dhe më pas  ka kërkuar të dorëzohet.

Nga hetimet e para  dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak se viktima Petrit Pupla, në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e autorit. Për këtë krim Pupla kishte bërë burg dhe ishte liruar para tre vitesh.

Policia menjëherë më pas ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar autorin e krimit në komisariat./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *