Ne ditën kur Franca përkujton nje vjetorin e sulmit terrorist ne revistën satirike Charlie Hebdo, ku gjeten vdekjen 12 persona, forcat e policisë u përballen me nje tjeter kërcenim. Një person me thike buke tentoi te hynte ne nje komisariat ne veri te kryeqytetit Paris, por policia hapi zjarr dhe ai ka gjeti vdekjen. Ende nuk behet i ditur identiteti i viktimës, per te cilin fillimisht u dyshua se mbante ne trup nje rrip me eksploziv. Por me pas rezultoi se behej fjale per nje rrip fals. Nga kontrollet e kryera ne veshjen e agresorit është gjetur flamur i ISIS dhe nje gjenin ne shkronja arabe, ku ai merrte pergjegjesine e sulmeve. Sipas dëshmitareve, ne momentin e sulmit ai bërtiti allahu është i madh. Vetme pak kohe përpara raportimit te incidentit, presidenti Hollonde mbajti nje fjalim ne zyrat qendrore te policisë ne Paris, ku përkujtoi tre police te vrare ne serine e sulmeve te Parisit vitin e kaluar. Ai tha se terrorizmi mbetet ende kërcenim i frikshem.

Ne frontin e jashtëm përgjigjemi me forcat tona te armatosura qe luftojnë përkrah aleateve tane kundër shtetit islamik. Ndërsa ne frontin e brendshëm përgjigjemi duke goditur terroristet, rrjetet e tyre, burimet e financimit dhe propagandën e radikalizmit. Shpesh Franca ka luftuar e vetme, por tashme te gjithë kryeqytetet jane te vetëdijshëm per rrezikun”.

Hollonde premtoi shtimin e  forcave te rendit me 5 mije pjesëtare te policisë dhe xhandarmerisë deri ne vitin 2017, per te forcuar masat e sigurisë. Tre police mbeten viktima gjate nje serie sulmesh ne Paris, qe nisen me masakren ne Charlie Hebdo dhe vijuan me pengmarrjen ne nje supermarket hebre. Policia ekzekutoi tre xhihadiste te përfshire ne sulme, por është ende ne kërkim te bashkëpunëtoreve te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *