Subscribe

Vret fqinjin e tij me probleme mendore, pasi e kujtoi për hajdut. Ngjarja e rende ka ndodhur gjate natës ne fshatin Shtoi i Vjetër te Shkodrës. I moshuari Ndoke Vecaj ka pare nje person te lëvize ne oborrin e shtëpisë. I përfshire nga paniku se mos kishte te bende me nje grabitës, ai ka qëlluar fillimisht ne ajër me armen e gjahut çifte. Pasi nuk ka pare asnjë shenje tërheqje ai ka qëlluar edhe disa here te tjera. Per pasoje ka mbetur i vdekur ne vend 56-vjeçari Nik Bungu. Pak minuta pasi e kishte vrare, 7- vjeçari Vecaj ka pare se viktima ishte fqinj i tij. Burime te policisë bëjnë me dije se Bungu vuante prej kohesh nga probleme mendore dhe madje kurohej. Uniformat blu te Shkodrës kane mbërritur ne vendin e ngjarjes dhe i kane vene prangat autorit te krimit Ndok Vecaj. Ky i fundit ka deklaruar se nuk kishte aspak ndërmend te vriste 56-vjeçarin, por vetëm ta trembte, pasi e kishte kujtuar për hajdut.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *