Një 27-vjeçare shqiptare është gjetur e vrarë brenda makinës së saj në Florida të SHBA-së.

 

Viktima është identifikuar si Joana Peca, me origjinë nga Gjirokastra, sipas mediave amerikane, dhe krimi i rëndë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të saj të mitur.

 

Autoritetet konfirmuan se ajo është qëlluar me armë zjarri, ndërsa fëmijët nuk ishin lënduar, por u gjetën të tmerruar nga policia.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *