E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vritet në spital djali i ish Presidentit të njohur të Gjermanisë

Djali i ish presidentit gjerman Richard von Weizsaecker është vrarë në një klinike në Charlottenburg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje.

Reklamë

Fritz von Weizsaecker, 59 vjec u godit oër vdekje me thike teksa mbante një diskutim para të paktën 20 personave gjatë një konference shkencore mjekësore në klinikën Schlosspark.

Në mesin e atyre që po ndiqnin fjalën e djalit të ish presidentit, ishte edhe një polic në pension që ndërhyri dhe tentoi të bllokoje agresorin, mirëpo që shumë vonë.

Edhe polici në pension mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë u arrestua shumë shpejt.

Ende nuk dihen arsyet përse agresori ndërmori këtë akt.

Baba i katër fëmijeve, Fritz von Weizsaecker, ishte mjek në profesion. Ai ishte pjesë edhe e partisë liberale Fdp. Babai i tij, Richard, qe President I Republikës Federale Gjermane nga viti 1984 deri në 1994.  Ai ishte ndarë nga jeta në vitin 2015.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë