Subscribe

Një i ri nga Kukësi ka mbetur viktimë e një konflikti çasti në një klub nate në Prizren. 31-vjeçari Visart Cengu së bashku me dy shokët e tij Arben Basha dhe Rufgen Shehu u konfliktuan fillimisht me grushte me Dibran Hoxhën, pronarin e lokalit të natës ‘Kobra’.

 

Ky i fundit më pas qëlloi me armë zjarri drejt të rinjve. Plumbat lanë të plagosur Visart Cengun dhe njërin nga dy shokët e tij, Rufgen Shehun.

 

 

Sipas njoftimi të policisë shqiptare të rinjtë u qëlluan teksa tentuan të largohen duke hipur në makinë.

 

Cengu dhe Shehu të plagosur u transportuan drejt doganës së Morinës dhe më pas në spitalin rajonal të Kukësit.

 

Por si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari Cengu ndërroi jetë, ndërsa miku i tij 27-vjeçari Rufgen Shehu u dërgua drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

 

Ndërkohë policia e Kosovës arrestoi pronarin e klubit të natës “Kobra”, i cili njihet për jetën e tij luksoze dhe shfaqjet me makina të shtrenjta në platformat online.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *