E premte, 25 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vritet në pritë 44-vjeçari Fatmir Pula

Një 44 vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së martës në Krujë. Viktimë e këtij atentati ka mbetur shtetasi Fatmir Pula i cili është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga persona të paidentifikuar. 44 vjecari punonte faturues autobusi ne linjën Kamez – Tirane, ndërsa kishte me qera edhe një lokal. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së martës ne fshatin Nikel, teksa 44 vjeçari ishte duke u kthyer i vetëm për në banesën e tij. Nga të dhënat e para bëhet me dije se vrasja e tij ka qenë e organizuar dhe ai ndiqej prej kohësh nga ekzekutorët, te cilet kishin ngritur edhe priten ne oret e mbrëmjes se te martës. Policia po punon në disa pista për zbardhjen vrasjen e Fatmir Pules. Një  nga pistat lidhet është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së vëllait, i cili është polic në Komisariatin e Krujës. Ekspertet po verifikojnë nëse vëllai i 44 vjecarit te vrare ka pasur ndonjë përplasje apo konflikt gjate ushtrimit te detyrës se tij si efektiv i policisë. Ndërkohe, mësohet se është shoqëruar ne polici një person, i cili dyshohet te ketë lidhje me krimin.

 

Më shumë video

Reklamë