Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një përleshjeje me një shtetas kurd, 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gjermani, jashtë një klubi pranë Schuhmacherort në Heide.

Sipas medieve të huaja, dyshohet se gjatë përleshjes është përdorur edhe çekiç dhe thikë.

Më pas 21-vjeçari është rrëzuar në rrugë. Policia ka shkuar në vendngjarje me shërbime të shumta emergjente dhe ka rrethuar zonën. Nuk kishte asnjë rrezik për popullsinë.

Punonjësit e shërbimit të emergjencës u përpoqen që ta mbanin në jetë të riun shqiptar, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë.

Si pasojë e sherrit të dhunshëm, plagë të rënda me thikë ka pësuar edhe kundërshtari 30-vjeçar.  Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për sfondin e krimit.

30-vjeçari është arrestuar përkohësisht. Policia ka nisur hetimet./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *