Rajoni
Vritet me thikë emigranti 20 vjeçar në Serbi

Një emigrant 20 vjeçar është vrarë në Beograd në një zonë refugjatësh.
Sipas mediave serbe, viktima është një shtetas afgan dhe është goditur me thikë në gjoks. Ngjarja ndodhi pas një konfrontimi mes emigrantëve në një kafene, ku emigranti 20-vjeçar fillimisht u plagos, por më pas ndërroi jetë.
Policia rrethoi zonën dhe nisi një operacion për arrestimin e autorit, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




