Një 60-vjeçar u gjet i pajetë  në lagjen “Salo Halili” të Shkodrës.

 

Viktima është Mehdi Kavaja, trupi i të cilit gjendet në punishten e tij ku riparonte brava automjetesh.

 

Sipas policisë vdekja e Kavajës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

 

Ndërkaq nga të dhënat e mjeksisë ligjore është konstatuar një vrimë në kokë dhe pas autopsisë është gjetur një plumb brenda.

 

Trupi i pajetë është gjetur nga familjarët, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë e Shkodrës, e cila po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

 

Njoftimi paraprak i policise:

 

Më datë 18.06.2018, në ora 15:30, jemi njoftuar se në lagjen Salo Halili, Shkodër, në servisin e tij për automjete, është gjetur i vdekur shtetasi M. K. 60 vjeç, banues lagje “Salo Halili”, Shkodër.Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit.Në vendngjarje po kryhen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes nëse kemi të bëjmë me vrasje apo ngjarje aksidentale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *