E martë, 17 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vritet me armë zjarri biznesmeni italian në Tepelenë

Një shtetas italian, 44 vjeç dhe banues në Tiranë, është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Salari të Tepelenës, në zonën e njohur si “Dilan”. Dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, trupi i pajetë është zbuluar rreth orës 00:30 pranë një rruge rurale. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë.

“Forcat hetimore po punojnë me intensitet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, për të dokumentuar ligjërisht krimin dhe për të identifikuar autorin apo autorët e dyshuar”, thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë.

Në operacion janë përfshirë forcat e Drejtorive Vendore të Policisë së Fierit dhe Vlorës, të cilat po kryejnë kontrolle të zgjeruara në zonë dhe në disa ambiente të dyshuara, me qëllim kapjen e autorit.

Reklamë

Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi motivet e ngjarjes apo personat e përfshirë. Policia u bën thirrje qytetarëve të ndihmojnë me çdo informacion që mund të ndihmojë në hetim.

Hetimet vijojnë me intensitet.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë