E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vritet lideri i ISIS në Afganistan

Udhëheqësi i grupit militant i Shtetit Islamik në Afganistan, Abdul Hasib, është vrarë. Lajmin e  konfirmoi zyra e presidentit afgan, Ashraf Ghani. Zyrtaret deklaruan se Hasib ka vdekur dhjetë ditë më parë në një operacion të forcave speciale të Afganistanit, në nje provincë te thelle. Hasib besohet se ishte organizatori i sulmit në një spital ushtarak në Kabul, në muajin mars, ku u vranë mbi 30 persona.

 

Provinca ku ndodhej lideri ekstremist, vlerësohet si bërthama e militanteve te ISIS ne Afganistan. Muajin e kaluar, ushtria amerikan hodhi bombën me te fuqishme joberthamore, duke vrare mbi 90 militante.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë