E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vritet lideri i Al Kaedas në Afganistan

SHBA-te kanë konfirmuar vrasjen e një lideri të Al Kaedas nga një dron amerikan. Ai ka gjetur vdekjen në veri të Afganistanit muajin e kaluar. Farouq Al-Qahtani përfshihej në listën e zezë të terroristeve më të kërkuar nga SHBA dhe konsiderohej një nga komplotistët kryesorë kundër Amerikës. Al Qahtani akuzohej gjithashtu edhe për përfshirje në plane për të sulmuar Europën. Zëdhënësi i qeverisë afgane tha se në operacionin e 23 tetorit në provincën e Kunarit gjetën vdekjen edhe 15 kryengritës, mes të cilëve edhe talebanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë