E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Vritet këngëtarja Kristin Grimi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e artit dhe muzikës në SHBA. Këngëtarja e njohur Kristin Grimi është vrarë nga një i njohuri i të vëllait të saj, ndërsa ishte duke firmosur disa autografe për fansat në një koncert në Orlando. 22-vjeçarja është qëlluar pesë herë dhe vdiq nga plagët sapo mbërriti në spital. Pasi hapi zjarr mbi këngëtare, i riu, një azilant i cili ka patur shoqëri me vëllain e Grimit, ka vrarë dhe veten. Ende nuk dihen shkaqet e këtij ekzekutimi gjate koncertit ne Orlando. Policia ka marre ne pyetje dhe vëllain e këngëtares. Kristin Grimi u bë e njohur pasi në vitin 2014 ajo morri pjesë në një konkurs muzikor televiziv, në të cilin u rendit e treta.

Më shumë video

Reklamë