E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vritet i riu me thikë në Tiranë

 

Një vrasje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj te mërkure në një fshat të Tiranës, ku viktimë ka mbetur 27-vjeçari Altin Kodra.

 

Krimi i rende u regjistrua rreth orës 11:55 në Çekrezë. Burimet e policisë bëjnë me dije se viktima është konfliktuar me nje bashkëfshatarin e tij. Ne debat e sipër autori Vladimir Luli ka nxjerre thikën qe mbante me vete dhe e ka qëlluar disa here Kodrën. I riu ka mbetur i plagosur rende. Ndonëse u dërgua me urgjence në spital për ndihmë mjekësore, ai nuk mundi t’u mbijetoje plagëve te shumta qe kishte marre ne trup.

Reklamë

 

Shërbimet e Policisë te komisariatit te Kamzës kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit Vladimir Luli. Në vendin e ngjarjes u gjet edhe thika e cila u përdor per kryerjen e krimit. Motivet nuk dihen ende, por dyshohet se konflikti ka qene i çastit dhe per arsye banale.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë