Vritet i riu me thikë në Tiranë/ U konfliktua me dy adoleshentë për një vajzë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën pak minuta pas mesnate, ku si pasojë e një sherri me thika ka humbur jetën një 20-vjeçar. Sipas policisë, viktima është Stiven Toshkezi, i cili është goditur disa herë me thikë dhe si pasojë e plagëve të rënda nuk ka mundur dot që të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët”, në afërsi të gjimnazit “Partizani” në kryeqytet. Autorë të vrasjes janë Axel Hoxhaj dhe Ensi Maze, të dy të moshës 18 vjeç. Pak orë pas ngjarjes, policia ka arritur që të arrestojë njërin nga autorët, konkretisht është vënë në pranga Ensi Maze, ndërkohë që vijojnë kërkimet për kapjen e bashkëpunëtorit të tij në krim.
Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për një vajzë. 20-vjeçari kishte lidhje me vajzën, e cila më herët kishte qenë në një tjetër marrëdhënie. Pas ngacmimeve në rrjete sociale, Toshkezi ka shkuar për t’u sqaruar me të rinjtë. Por pas debateve, dyshohet se i kanë marrë thikën 20-vjeçarit dhe e kanë goditur disa herë për vdekje.




