Subscribe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irlandë, ku një gazetare është qëlluar për vdekje. Sipas mediave ndërkombëtare gazetarja Lyra McKee është qëlluar për vdekje në Londonderry, Irlandë e Veriut, ku paraprakisht dyshohet se mund të jetë një incident terrorist.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes ku një person ka hapur zjarr dhe si pasojë ka humbur jetën gazetarja 29 vjeçare.

 

Ndërkohë për vrasjen e 29-vjeçaret po fajësohen nacionalistët, pasi u bënë kërkimet e policisë në zonën e Creggan-it në Derry ku gjithahstu janë hedhë disa bomba benzine në makinat e policisë tip “Land Rover”.

 

Ndihmësi Shefi i Sigurimit, Mark Hamilton ka thënë për BBC se policia po i hetonte ” të shtënat si një incident terrorist”, ndërsa ka nisur një hetim për vrasjen e gazetares.

 

Ndërkohë autoritetet vendase vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *