E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vritet gazetari/ Kush qëndron pas krimit?

Një gazetar afgan u qëllua për vdekje këtë të enjte, një ditë pasi talebanët paralajmëruan mediat kundër “raportimit të njëanshëm”.

 

Gazetari Remat Rawan, i cili një muaj më parë kishte filluar si specialist i komunikimit në Ministrinë e Financave, u vra në një sulm nga dy persona të armatosur në jug të qytetit Kandahar, duke u bërë gazetari i pestë i vrarë këtë vit.

 

Reklamë

20-vjeçari, prezantues i nje programi të njohur debatesh, i cili transmetohej ne kanalin vendas “tolo news”, ishte baba i një djali tre vjeç.

 

Presidenti  afgan deklaroi se vrasja e Rawan ishte një “sulm terrorist”, pasi një ditë më pare, një zëdhënës i talebaneve paralajmëroi që punonjësit e medias që kryejnë raportim të njëanshëm, do të ndëshkohen.

 

11gazetarë afganë u vranë në vitin 2020, ndërsa katër të tjerë këtë vit.

 

Komiteti i Sigurisë i gazetarëve afganë bëri te ditur se në gjashtë muajt e fundit, rreth 1000 punonjës të medias kanë braktisur profesionin si pasojë e kërcënimeve.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë