E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vritet djali i Osama Bin Laden, Trump konfirmon vdekjen e terroristit

Hamza Bin Laden është vrarë në një operacion amerikan kundër terrorizmit në rajonin mes Afganistanit dhe Pakistanit. Djali i ish udhëheqësit të Al-Kaedës, Osama Bin Laden, ashtu si i ati kishte një ndikim të fuqishëm në organizaten terroriste.

 

Presidenti Donald Trump pa dhënë shumë detaje të hollësishme, konfirmoi ekzekutimin e Hamza Bin Ladenit. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet se vdekja e tij minon aktivitete të rëndësishme operative të grupit terrorist.

 

Ish udhëheqësi i al-kaidës, Osama Bin Laden dhe mbështetës të tij, komplotuan sulmet e 11 shtatorit të viti 2001 ne New York. Ai u vra nga forcat e marinës amerikane  ne Pakistan, 8 vjet me pare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë