E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vritet dhe hidhet në kanal një shqiptar në Belgjikë

Një shtetas me origjine shqiptare është gjendur pa jete në një kanal në lokalitetin Vinderhoute në Lievegem.

Autoritetet belge nuk e bënë të ditur emrin e tij, ndërsa mediat vendase sqaruan se bëhet fjalë për një shtetas rreth 40 vjec.

Shqiptari dyshohet se është vrarë dhe më pas është hedhur në kanal, pasi në trupin e tij ka shenja dhune. Trupi i pajetë i shqiptarit është gjetur nga kalimtarë të rastit disa ditë më parë por vetëm tani ngjarja është bërë publike.

Policia belge ka nisur hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyet e vdekjes.

Reklamë

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë