Një person u ekzekutua me kallashnikov ketë te premte ne rrugën Lushnje – Fier e dy te tjerë u plagosen. Viktime e këtij atentati ka mbetur 44- vjecari Denis Kasa nga Patosi, ndërsa te plagosurit janë shtetasit Elton Margariti 42 vjeç nga Patosi dhe Klement Kastrati 31 vjeç nga Fieri. Ngjarja e rende ka ndodhur ne orët e mbrëmjes ne vendin e quajtur “Kthesa e mullirit te arte’. Viktima dhe te plagosurit u gjeten ne rruge nga policia, ndërsa 9 metra me larg ndodhej mjeti tip benz, me te cilin ata udhëtonin si dhe arma kallashnikov. Makina e tyre është shkrumbuar plotësisht nga autoret e krimit, ende te paidentifikuar nga policia. Ndërkohë rreth 2 kilometra larg vendit te krimit policia gjeti makinën e dyte te shkrumbuar, e cila dyshohet se është e atentatorëve, pasi këta te fundit i kane vene flaken për te fshehur gjurmët. Ndërkohë, dy te plagosurit janë dërguar ne spitalin rajonal te Fierit dhe po mbahen nen mbikëqyrje nga policia. Te gjitha te dhënat dëshmojnë per nje atentat te tipit mafioz te mirepergatitur nga autoret, ndërsa ka dyshime se nuk ishte viktima shënjestër e sulmit, por dy te tjerët qe mbeten te plagosur. Vijojnë hetimet per identifikimin e autoreve dhe motivet e vrasjes, ndërsa kjo ngjarje shënon viktimën e 8 ne ditët e para te vitit pas krimeve te dyfishta ne Sarande e Shkodër, ekzekutimeve ne Vlorë dhe Durrës, si edhe vrasjes ne Kavajë.