Një sherr mes të rinjve ka dëgjeneruar në vdekjen e një 30-vjecari dhe plagosjen më pas të autorit nga forcat e rendit.

Krimi I rëndë ndodhi pas mesnatë në  rrugën  “Rexhep Bislimi” tek një dyqan I madh në Ferizaj.

Burime nga mediat e Kosovës bëjnë me dije se i riu me iniciale G.H. është qëlluar nga 30-vjeçari me inicialet Q. J.

Pasi ekzekutoi 30-vjeçarin, autori i dyshuar ka tentuar të largohet nga vendngjarja por është përballur me disa efektivë civilë që u ndodhën rastësisht aty.

Pasi policët kanë vënë re të riun me armën e zjarrit në dorë i kanë bërë thirrje të ndalojë, por 30-vjeçari nuk iu është bindur urdhrit.

Madje, ai në një moment i ka drejtuar armën efektivëve dhe një prej policëve për tu vetëmbrojtur ka qëlluar drejt tij.

Autori I dyshuar i vrasjes ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit sekuestruan në vendin e ngjarjes dy pistoleta dhe shtatë gëzhoja por nuk dhanë një koment paraprak mbi arsyet e këtij krimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *