Kronikë
Vritet 29 vjeçari shqiptari në burgun e Trikalas në Greqi

Një tjetër shqiptar është vrarë në burgjet greke. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në burgun e Trikalas, ku viktima është një shqiptar 29 vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave greke, kanë qenë dy të burgosur rusë që sulmuan me thika të improvizuara të burgosurin shqiptar. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.




