Një 24 vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Itali. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të kësaj të premteje, në Monza të Italisë. Sipas mediave italiane, 24-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, u qëllua me dy plumba jashtë një lokali nate.

 

Ai është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra. Policia ka marrë në pyetje një bashkëmoshatar te tij, i cili ishte i pranishëm në momentin e sulmit.

 

Ai ka thënë për policinë se sulmi ndodhi gjatë momentit kur dy të rinjtë kanë qenë në makinë. Persona ende të paidentifikuar iu afruan makinës ku ndodhej i riu dhe hapen zjarr.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *