Katër ushtarë janë vrarë në zonën e Kashmirit që administrohet nga India gjatë një beteje me militantët.

 

Sipas autoriteteve ngjarja ndodhi në rrethin e Pulwama, ku më shumë se 40 policë paraushtarak indian u vranë në një sulm vetëvrasës të enjten. Ngjarje kjo që ka ngritur akoma më shumë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, autoritetet indiane kanë bërë me dije gjithashtu se krahas efektivëve dyshohet të jenë vrarë dhe dy militatë si dhe një civil.

 

Qeveria e Pakistanit e ndodhur përballë kësaj situate ka ritelefonuar ambasadorin e saj në Indi me qëllim që ky I fundit të nisë konsultimet në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *