Subscribe

Krimi i dyfishtë tronditi Shkodrën e kësaj here shënjestër ishin një ish efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij.

 

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan mëngjesin e kësaj të diele brenda automjetit të tyre fare pranë shtëpisë në sy të djalit 2 vjeçar. Fatmirësisht fëmija i mitur u gjet i pa prekur ndonëse në vendngjarje policia mblodhi mbi 20 gëzhoja.

 

Sipas hetuesve Boran Bërcana, 30 vjeç, ish-punonjës i Policisë së Shtetit në Pukë ishte larguar nga uniformat blu pak para nisje së vetingut ndërsa bashkëjetuesja e tij ka qenë më parë e martuar por ishte ndarë.

 

Viktimat u gjetën nga banorët në orën 6 të mëngjesit në vendin e quajtur Rruga e gjere ne lagjen Naim Gjylbegu të Shkodrës. Hetuesit dyshojnë se ccdo lëvizje 30 dhe 24 vjecares ka qenë e kontrolluar deri në shtëpinë e tyre.

 

Mësohet se Berçana dhe Ndoci ktheheshin nga një darkë e para se të dilnin nga automjeti u qëlluan me breshëri automatiku. Për fat të mirë, foshnja që ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë, shpëtoi nga plumbat dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Sipas ekspertëve të policisë , autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, ndërsa bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë të cilët kanë zhdukur cdo gjurmë apo dëshmitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *